PDK kërkon hetime të Prokurorisë ndaj ministrit Arben Vitia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se PDK-ja mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në të cilën i ka dhënë të drejtë kësaj partie në padinë e ngritur ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për vendosjen e Prizrenit në karantinë.

Në një konferencë për shtyp, Ismaili ka thënë se shkelja e Kushtetutës nga kjo qeveri po ndodhë për të dytën herë dhe duhet të merren masa.

“Në çështjen që ne si PDK parashtruam, argumentuam se vendimet e ministrit në largim të Shëndetësisë, Arben Vitia, përbënin një shkelje të Kushtetutës së Kosovës, dhe kjo gjë u vërtetua sot nga Gjykata Kushtetuese. Ne kemi kontestuar në Gjykatë katër vendime të ministrit të Shëndetësisë, të cilat janë të njëjta dhe uniforme me dhjetëra vendime të tjera të tij dhe në secilin rast është dëshmuar se ato kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën. Si rrjedhojë, të gjitha vendimet e tjera paraqesin po ashtu shkelje të Kushtetutës”, ka thënë ajo.

“Aktgjykimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese vërteton për herë të dytë radhazi se qeveria në ikje e Kurtit është përpjekur që të përqëndrojë të gjitha pushtetet në duart e saj, duke shkelur rëndë liritë themelore të njeriut. Lëvizja Vetëvendosje, ka ardhur në pushtet duke mashtruar qytetarët si partia që do të garantojë në Kosovë sundimin e ligjit, dhe në pak javë pushtet e diskreditoi veten duke shkelur së paku dy herë aktin më të lartë juridik të shtetit tonë, Kushtetutën”, tha ajo më tutje.

“Ne jemi të bindur se, marrja e vendimeve të paligjshëm nga ministri i shkarkuar Vitia në tejkalim të kompetencave ligjore përbën gjithashtu një vepër penale. Prandaj, i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të ndërmarrë hapa ligjorë kundër këtij shkelësi”

“Verdikti i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese, demonstron përsëri cënimet e rënda që qeveria e shkarkuar e Kurtit i ka bërë demokracisë dhe rendit kushtetues të Kosovës. Në këtë mënyrë dëshmohet edhe njëherë se qeveria Kurti e ka merituar të shkarkohet me mbi 2/3-tat e votave të Kuvendit të Kosovës”, përfundoi Ismaili.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ta shpallur zonë karantinë territorin e komunës së Prizrenit.

PDK-ja i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Kushtetuesja e shpall jokushtetues vendimin e MSh-së për shpalljen e Prizrenit zonë karantinë

 

 

Ne jemi të bindur se, marrja e vendimeve të paligjshëm nga ministri i shkarkuar Vitia në tejkalim të kompetencave ligjore përbën gjithashtu një vepër penale. Prandaj, i bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit që të ndërmarrë hapa ligjorë kundër këtij shkelësi.

 

 

 

Verdikti i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese, demonstron përsëri cënimet e rënda që qeveria e shkarkuar e Kurtit i ka bërë demokracisë dhe rendit kushtetues të Kosovës. Në këtë mënyrë dëshmohet edhe njëherë se qeveria Kurti e ka merituar të shkarkohet me mbi 2/3-tat e votave të Kuvendit të Kosovës.