Abelard Tahiri - PDK, 11 tetor 2021, Foto: KALLXO.com

PDK kërkon dorëheqjen e Avokatit të Popullit, pas refuzimit të ankesës së Valdete Dakës

Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e Avokatit të Popullit për mos dërgimin e çështjes së shkarkimit të kryetares të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në Gjykatë Kushtetuese.

Tahiri tha se vlerësimet e tilla, që presidentja ka pas të drejtë në një çështje të tillë dhe se Daka nuk ka të drejtë që të ankohet në këtë proces janë të pa pranueshme.

“Nuk është Avokati i Popullit ai i cili duhet të vlerësoj kushtetutshmërinë e këtij akti. Avokati i Popullit është ai i cili mbron të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës dhe në këtë rast do të duhej ta dërgonte rastin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Tahiri.

Tahiri kërkoi dorëheqjen e tij duke shtuar se ai është avokat i presidentes Vjosa Osmani.

“Nga sot ati veç Avokat i Popullit nuk mundemi mi than. Ati mujna mi than avokat i Vjosa Osmanit, i presidentes, por jo Avokat i Popullit. Dhe unë nuk mendoj që ai nuk e meriton me qëndru në atë pozitë. Vlerësimet e tij janë të pa pranueshme. Pas këtij akti të turpshëm ai nuk do të duhej të qëndroj në atë zyre. Ai i kishte bërë nderë edhe vetës edhe opozitës që me jep dorëheqje”, tha Tahiri.

Ai shtoi se grupi i PDK-së nuk ka arritur ti bëjë 30 nënshkrime dhe ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa konsideroi që ky rast ka të bëjë me shkelje kushtetuese.

“Kemi pas përpjekje të vazhdueshme për nënshkrime por nuk kemi arrit dakordim. Unë nuk do të ndalem deri në ditët e fundit sepse kemi të bëjmë me shkelje kushtetuese. Këtë nuk po e themi vetëm ne si deputetë të opozitës por këtë e ka thënë edhe raporti i progresit”, përfundoi Tahiri.

Valdete Daka më 14 qershor 2021 ishte shkarkuar me vendim të presidentes Vjosa Osmani.

Pwr kwtw vendim, Daka iu kishte drejtuar Avokatit të Populliit për vlerësimin e këtij vendimi të nxjerrë nga presidentja Vjosa Osmani.

Avokati i popullit ka njoftuar se e ka refuzuar kërkesën e Valdete Dakës për vlefshmërinë e vendimit të presidentes Vjosa Osmani për ndërprerjen e mandatit të saj si kryesuese e KQZ-së.

Avokati i popullit ka refuzuar ankesën e Valdete Dakës (kallxo.com)