PDK-ja qe 12 vjet në pushtet, Veseli vetëm tash i ‘zbulon’ shkaqet e emigrimit

Kadri Veseli ka filluar me postimin e videove që ngjajnë në fushatën parazgjedhore. Gjatë ditës ai thotë se ka dëgjuar historitë e bashkëluftëtarëve për të rinjtë që po e lëshojnë Kosovën.

Përkundër që PDK-ja që ai udhëheq ka qeverisë me Kosovën që 12 vjet, Veseli thotë se korrupsioni dhe nepotizmi janë shkaktar të ikjeve të qytetarëve.

“Me bashkëluftëtarët e mi kujtuam momente krenarie e dhimbjeje nga lufta. U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë”, ka shkruar Veseli.

Ai thotë se ka marrë besimin e bashkëluftëtarëve të UCK në luftën e radhës kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu.

Veseli kishte dhënë zotime të njëjta para ambasadorit të Britanisë së Madhe për ndaljen e nepotizmit dhe emërimeve jomeritore, mirëpo vetëm disa ditë më vonë qeveria i kishte kompletuar bordet e disa ndërmarrjeve publike me njerëz të partive në pushtet. KALLXO.com ka shkruar për përbërjen e bordeve të ndërmarrjeve publike që kanë qenë kryesisht të koalicionit PAN (PDK, AAK dhe NISMA).

Emërimi i kundërligjshëm në Bordin e kompanisë për menaxhimin e deponive