PDK-ja nuk e përkrah Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kërkojnë harmonizim

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza para seancës së Kuvendit, ka kërkuar harmonizim të projektligjit për rimëkëmbje ekonomik, pasi që si të tillë nuk e përkrahin.

Ai ka kërkuar që të votohet propozimi i tyre, që në Ligjin për Fondin të Kursimeve Pensionale të shtohet edhe një nen.

“Sot si PDK jemi të interesuar që duke u bazuar në situatën e rënde ekonomike, si rezultat i pandemisë, dhe si mos veprim në kohë dhe i duhur, sektori privat edhe kategoritë të tjera janë gjendje jo të mirë. Ne propozojmë të të ulemi bashkë të harmonizojmë një ligj të mirëfilltë  ti kyçmi odat ekonomike edhe partitë të tjera politike së ndoshta edhe partitë mund të kenë ndonjë ide të mirë LVV apo të tjera”, tha ai në një konferencë për media.

“Nëse është në pyetje vetëm mjetet e trustit pensional, atëherë ne si PDK propozojmë qe me një amendamentin, nevojitet veç një nen i ri, njerëzve t’u mundësohet t’i tërheqin mjetet e tyre por ne mendojmë se një pjesë e tyre kanë grumbulluar një pjesë të mjaftueshme që ja siguron një pension me një minimum të domosdoshme që këto mjete të rimbushen. Ligji që e ka propozu Qeveria nuk ka substancë, nuk e përkrah sektorin privat. Pra, ka nevojë një nen ku i lejohet qytetareve që t’i tërheqin 10 për qind dhe ne po propozojmë që këto mjete të kthehen në buxhetin e Kosovës, këto kryhen brenda një javë dite”, u shpreh Hamza.