PDK-ja dënohet me 400 euro për shkelje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 400 euro Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pas ankesës së organizatave BIRN dhe Internews Kosova.

Dënimi vjen pasi në rrjetin social ‘Facebook’ shihet se në ditën e heshtjes zgjedhore, kandidati për deputet nga kjo parti, Mustafa Grainca, ka pasur 11 reklama aktive në llogarinë e tij, ku me këtë ka bërë shkelje të Ligjit për Zgjedhje.

Në përgjigjen e PDK-së për ankesën thuhet se kandidati Grainca nuk ka qenë aktiv në rrjetin social ‘Facebook’ në ditën e heshtjes zgjedhore, ku për këtë pretendim kanë ofruar si dëshmi dy fotografi.

PZAP-ja ka miratuar ankesën e organizatave ndërsa PDK-ja ka afat prej 15 ditëve ta paguajë gjobën.

Deri më tani pas ankesave të BIRN dhe Internews Kosova, PZAP-ja ka dënuar me 138 mijë euro partitë politike.

Ankesat e BIRN dhe Internews Kosova, PZAP gjobit me 138 mijë euro partitë politike