PDK i kërkon Hotit të tregojë agjendën e takimit në Uashington

Deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të tregojë agjendën e takimit të tij në Uashington më 27 qershor.

“Për çfarë tema konkrete do të diskutohet aty dhe cilat janë qëndrimet e qeverisë që ju udhëheqni për ato tema. Ma se pari a e dini cilat janë temat dhe cila është agjenda. Shpresoj që ju e dini, por ne nuk e dimë. A do të diskutoni edhe për ështje politike”, tha Krasniqi në seancën e Kuvendit.

Kurse, kryeministri Avdullah Hoti tha se në takim e nisin dialogun për njohje reciproke.

“Më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë e nisim dialogun për njohje reciproke me një agjendë të fuqishme ekonomike. Ky është qëllimi i takimit në Uashington. Unë nuk kam dhe asnjëherë nuk do të ketë agjenda të fshehta për dialog”, tha ai.

“Unë do të shkoj në Uashington, Berlin e Paris, Bruksel, sa herë që më kërkohet, pa e vënë asnjë kusht sepse këta janë partnerët tanë që na kanë mbështetur në të gjitha proceset deri më tani dhe unë atyre u besoj plotësisht”, tha Hoti.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020