PDK i jep mbështetje Konventës së Stambollit

Besa Ismaili Ahmeti, deputete e PDK-së, tha se grupi parlamentar i PDK-së e mbështet futjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutë.

PDK ofron mbështetje për këto ndryshime jo vetëm me votë por gjithë angazhimin tonë politik të cilin e orientojmë drejt objektives së përgjithshme që dhuna ndaj gruas të jetë tregim i kaluar”, tha ajo.

Shteti i Kosovës sipas saj do të përfitoj shumë me votimin e kësaj Konvente prandaj ka kërkuar nga deputetët që të votohet.

“Shumë vende të rajonit këtë konventë tashmë e kanë të inkorporuar dhe Kosova ka ngecur disa vite prapa. Pranimi i kësaj konvente detyrimisht do të pasoj me ndryshimin e infrastrukturës ligjore, futjen e masave praktike dhe adaptimin e masave të pa tolerueshme për autorët e dhunës”, shtoi ajo.