Bedri Hamza, Foto: PDK

PDK flet për mocionin e nisur nga VV për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ua ka dërguar një shkresë zyrtare për kërkesën e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Hoti.

Të njëjtën, Hamza në një bisedë për KALLXO.com tha se do ta shqyrtojnë në organet e partisë e pastaj do të dalin me një qëndrim.

“Jam njoftuar që e kanë drejtuar një shkesë Vetëvendosja në Grupin Parlamentar të PDK-së. Nuk e di nëse më herët ka mbërri shkresa apo është mbajtë konferenca, duhet me saktësua. Të njëjtën do ta shqyrtojmë në strukturat e partisë dhe pastaj pas diskutimeve brenda organeve të partisë, do të kemi një qëndrim”, tha shkurt Hamza.

Sot gjatë ditës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi edhe zyrtarisht mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të cilës i prin Avdullah Hoti i LDK-së.

Qeveria Hoti ka vetëm dy muaj e tre ditë që udhëheq me ekzekutivin kosovar ndërkohë që, një qeveri paraprake që drejtonte Lëvizja Vetëvendosje u rrëzua vetëm 52 ditë pas formimit.

Për rrëzimin e qeverisë Hoti duhen të paktën 61 vota për.

VV nis mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti

www.kallxo.com