Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK fiton në Ferizaj pa balotazh

Kandidati i PDK-së Agim Aliu pritet të jetë kryetari i ardhshëm i komunës së Ferizajt.

Pas numërimit të mbi 70% të votave, Agim Aliu, prin me 63,10% të votave në këtë komunë.

Në vendin e dytë është Valon Ramadani nga LVV me 25,17%.

Rezultatet e preliminare të zgjedhjeve lokale, mund t’i gjeni në këtë link, i cili është vënë në dispozicion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.