PDK fillon bojkotin në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë të cilën e thirrur kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Sipas ish-ministrit të Financave, zgjedhja e Osmanit më 3 shkurt erdhi pas një marrëveshje për votim me Listën Serbe.

Ai është ankuar poashtu se thirrja e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ishte bërë në procedura jo të rregullta.

“Tani është koha që unë si kryetar i Grupit Parlamentar të jem në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, mirëpo zonja Osmani e zgjedhur në një seancë e thërret Kryesia dhe kërkon që anëtarët e Kryesisë dhe grupet parlamentare me qenë në mbledhje përmes një mesazhi më viber. Mbledhja thirret në 18:00, për në 18:30”, ka thënë Hamza para gazetarëve.

“Ne e thamë këtë në seancë se ka marrëveshje mes koalicionet dhe Listës Serbe. Ata nuk e pranuan këtë dhe pak më vonë u pa se kjo marrëveshje ekziston sepse qysh kish me u zgjedhë zonja Osmani pa Listën Serbe”, deklaroi ai.

Ai ka komentuar edhe zhvendosjen e fotografisë së Presidentit Thaçi brenda zyrës së shefes së legjislativit.

Sipas anëtarit të PDK-së, prekja e fotografisë së Presidentit Thaçi nuk është simbolikë por respektim i ligjit.

“Veprimin e parë që e ka bë është me fotografinë e Presidentit Thaçi. Njeriu mundet me u inspiru në vendet private, por në institucione duhet më i respektu”, ka thënë ai.

“Unë besoj që është mirë dhe është e drejtë dhe është obligim i opozitës me qenë në institucione. Mirëpo zonja Osmani me veprimet e saj të pamatura, jo korrekte, e thirret si juriste, por mos të harrojmë se dy kryetarë i ka leju me ba gabime dhe kanë qenë shkelës te Kushtetutës”, deklaron Hamza.

“PDK kërkon që fotografia e presidentit Thaçi të kthehet në vendit e vet që neve të mos na pamundësohet dhënia e kontributit tonë. Kjo është kërkesë e jona”, ka thënë ai para gazetarëve të enjten.

LIVE – PDK në konferencë

LIVE – PDK në konferencë

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 6 février 2020