PDK fajëson LVV-në për ndërprerjen e mbledhjes së Komisionit hetimor për energjinë

Deputetët të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë deklaruar se “qëllimisht” është ndërprerë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, në të cilën ishte duke u intervistuar, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Pas debatit në mes të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e PDK-së, Ferat Shala, deputetët e grupit parlamentar të LVV-së kanë lëshuar mbledhjen.

Abelard Tahiri, deputet i PDK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke pasqyruar shpenzimet e mjeteve për menaxhimin e energjisë.

“Pretekstet për me e lëshu, me e prish mbledhjen mendoj që janë thjeshtë sa për të shkëputë vëmendjen nga keqpërdorimet e mëdhaja që kanë bë në kohën kur ne kemi këkru të themelohet ky komision hetimor”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, Ferat Shala nga PDK-ja ka konsideruar  se largimi nga komisioni është bërë për të ju shmangur përgjegjësive.

“Të gjitha të tjerat nuk mund të arsyetohen nga ndërhyrjet e kolegëve deri sa ne po bashkëbisedonim me Ministrin, nuk ka përgjigje për parën, nuk ka përgjigje për metodologjinë e shpërndarjes, nuk ka përgjigje për çështjen e raportit konsultativ, nuk ka përgjigje për ndërhyrjet politike që kanë bë në ZRRE”, ka thënë Shala.

Debat mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Ferat Shalës, deputetët e LVV-së lëshojnë mbledhjen (VIDEO)