Kadri Veseli - Kryetar i PDK-së - 20.07.2019.

PDK e thërret në interpelancë Hotin në lidhje me dialogun e Brukselit

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kanë dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës kërkesën për itnerpelancë për kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me dialogun e Brukselit.

“Deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, si parashtruese të këtij mocioni, kërkojnë që në këtë seancë kryeministri të raportojë për secilën pikë një nga një, të çështjeve të diskutuara në Bruksel, nga ana e grupeve teknike dhe të njoftoj Kuvendin me zotimet dhe përgjegjësitë e marra”, thuhet në njoftimin për media të PDK-së.

PDK thotë se pret nga kryeministri Hoti të flasë për çështjet e të pagjeturve.

“Çështja e të pagjeturve është njëra nga problemet më të rëndësishme që kërkon zgjidhje, ndërkaq Qeveria dhe udhëheqësi i saj z. Hoti, nuk kanë treguar vullnetin më të vogël për të ofruar transparencën e nevojshme lidhur më këtë proces”, thuhet tutje në njoftim.