Foto: PDK

PDK e refuzon Hotin, nuk shkon në Shtëpinë e Bardhë (Dokument)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ndonëse e ka mirëpritur takimin e 4 shtatorit në Uashington, e ka refuzuar ftesën e kryeministrit, Avdullah Hoti për të qenë pjesë e delegacionit kosovar.

“Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë rolin e saj kushtetues në procesin e dialogut, si opozitë në Kuvendin e Kosovës, por nuk do të jetë pjesë e delegacionit”, thuhet në letrën që Veseli ia ka dërguar kryeministrit Hoti.

Veseli e ka mbështetur procesin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ditë më parë edhe partia tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje e kishte refuzuar ftesën e kryeministrit Hoti për të marrë pjesë në takimin e Uashingtoni.

Lexoni letrën e plotë të Kadri Veselit për kryeministrit Avdullah Hoti.