PDK e para për gjoba, e dyta LVV

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se ka shqiptuar 117 ankesa në vlerë rreth 121 mijë euro lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe  ditën e zgjedhjeve nga partitë politike.

Partia Demokratike e Kosovës prin për nga vlera e gjobës, 42 mijë e 500 euro.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 37 mijë e 500 euro.

“Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit – për të votuar subjektin e caktuar politik, thirrja për të votuar disa kandidatë, shpërndarja apo postimi i disa fotografive me aktivitet elektoral në rrjete sociale si facebook, bërja e fushatës me veturë 100 metra afër qendrës së votimit, shpërndarja e SMS për votim tek qytetarët, vendosja e banerëve dhe posterëve në afërsi apo brenda shkollës, vendosja e posterëve të kandidatëve në oborrin e Qendrës së Votimit”, janë disa nga arsyet sipas PZAP të dënimit të partive politike.

PZAP shqipton 121 mijë euro gjobë për partitë politike