
PDK: E papranueshme ndërprerja e seancës kur pritej shqyrtimi i tërheqjes së Trusti-t
22.6.2022 - 16:48
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e quajti të papranueshme dhe të paprecedent ndërprerjen e seancës së Kuvendit nga krye parlamentari, Glauk Konjufca.
Tahiri tha se në Kuvend kishte kuorum për të vazhduar seancën përkundër që Konjufca tha se nuk ka.
“Sot, në mënyrë arbitrare u ndërpre seanca pikërisht në kohën kur ishte për t’u diskutuar shqyrtimi i tërheqjes së Trust-it. Ju e pate që ishin rreth 80 deputetë në sallë dhe pavarësisht kësaj u ndërpre nga Konjufca. Nuk e di cila mundet me qenë arsyeja dhe përse me e blloku debatin, kjo është e papranueshme”, tha Tahiri.
Kuvendi nuk ka kuorum për të vazhduar shqyrtimin e tërheqjes së Trustit