PDK e bëri Pacollin ministër, Enver Hoxhaj e quan 'të paaftë'

Ish- ministri i Punëve të Jashtme dhe zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka drejtuar kritika ndaj ministrit në detyrë të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.

“Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme. Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Madje, ai e ka quajtur si mosdije të Pacollit procesin dhe ç’njohjet ndaj shtetësisë së Kosovës që kanë ndodhur muajve të fundit.

“Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, ka deklaruar ish- ministri Hoxhaj.

Por, në vitin 2017, kur koalicioni i disa partive nuk arriti që ta formoi partinë, Behgjet Pacolli u afrua me ta dhe mori besimin edhe nga vetë partia e Enver Hoxhajt, PDK.

Procesi i njohjeve ndaj shtetësisë së Kosovës shumë herë u kritikua nga analistë dhe njohës të kësaj fushe.

Diplomacia e ‘Bacit’, vetëm dy njohje në dy vite punë

www.kallxo.com