PDK: E befasishme mënyra e trajtimit të projektligjit për UÇK-në

Partia Demokratike e Kosovës a reaguar për mënyrën e trajtimit të projektligjit që trajton mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ishte e pa pritshme mënyra e si u trajtua gjatë kësaj seance votimi për projektligjin që trajton mbrojtjen e vlerave të UCK=së. Ishte i befasishëm ajo formë e votimit pasi që tash e tre muaj kemi biseduar me të gjitha grupet parlamentare kemi pasur konsensusin dhe unitetin që këtë ligj ta trajtojmë në lexim të parë dhe më pas shqetësimet t’i adresojmë në lexim të dytë”,  tha Gazmend Bytyqi nga PDK.

Ai në këtë konferencë ka thënë se i çuditshëm është edhe fakti se sipas tij disa deputetë nuk gjetën guximin që të hyjnë brenda në sallë.

“E çuditshme ishte se si deputetët tanë nuk patën guximin që të jenë brenda sallës por një pjesë e tyre qëndruan jashtë kuvendit ndërsa një pjesë  tyre qëndruan brenda dhe nuk votuan”, ka thënë Bytyqi.

Ai tutje ka shtuar se PDK i kupton disa prej shqetësimeve por ata janë të gatshëm të sigurojnë që në leximin e dytë të bëjmë përmirësimet e nevojshme e rëndësishme është që ky ligj të institucionalizojë luftën e UÇK-së si vlerë sublime e vendit tonë.

Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës nuk ka arritur të kalojë sot në Kuvend.

Votimi në parim i këtij ligji ishte pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme.

Në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë, jo mjaftueshëm për të kaluar në parim ky projektligj.

Nuk kalon projektligji për vlerat e UÇK-së