Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
PDK dhe LDK arrijnë marrëveshje në Malishevë
08.11.2021 - 21:28
Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë ka nënshkruar sot marrëveshje koalicioni me LDK-në në këtë komunë.
Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com zyrtarë të degës së PDK-së në Malishevë.
“Marrëveshja është nënshkruar sot. Nesër gjatë ditës do të bëhet publike ajo marrëveshje”, tha për KALLXO.com, ish-asamblist i PDK-së në Malishevë dhe kandidati për asamblist, Alban Mazreku.
Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, do të garojë në balotazh këtë të diel me kandidatin e Nismës, Ekrem Kastrati.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve, kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës Ekrem Kastrati ka marrë 34.08 për qind të votave, kurse Isni Kilaj nga PDK, ka marrë 28.82 për qind.