PDK deklarohet pas 'Exit Poll'-it

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media para gazetarëve ka thënë se “PDK është fituese e zgjedhjeve me një dallim të vogël nga partia e dytë”.

“Nga të gjitha informacionet që kemi nga terreni, PDK do të jetë parti e parë në shumicën e Komunave të Kosovës por presim një fitore më të vogël se zakonisht gjë që jemi të siguritë se do të konfirmohet kur të numërohet vota e fundit e qytetarëve. Jemi të bindur që në këto zgjedhje PDK ka shënuar fitore me një dallim shumë të vogël nga partia e dytë”, tha Tahiri.

Ai foli edhe për procesin zgjedhor gjatë ditës së sotme.

“Procesi zgjedhor ka rrjedhur mjaft mirë, i përgëzojmë të gjitha institucionet e vendit për punën dhe përkushtimin e treguar, meritat për këtë proces i takon qytetarëve. Gatë ditës ka pasur incidente që janë denoncuar nga kolegët tanë në komuna të ndryshme që presim që të trajtohen nga organet e drejtësisë. Duket se ato nuk cenojnë procesin e përgjithshëm”, tha ai më tutje.

Ai madje ka bërë thirrje që të u lejohet votimi qytetarëve edhe pas orës 19:00 ku zyrtarisht mbyllen vendvotimet.

“Jemi të informuar se ende ka shumë qytetar të interesuar për të votuar andaj ftojmë të gjithë vëzhguesit komisionerët që të u mundësojnë të drejtën e votës të të gjithë atyre qytetarëve që janë në pritje. Si PDK i ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit tanë që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, në përkushtime që të tregojnë, vigjilencën në numërimin e votave deri në numërimin e fundit”, tha ai.

Në anën tjetër EXIT  POLL i “Gani Bobi” e ka renditur të tretën Partinë Demokratike të Kosovës.

EXIT POLL: LDK e VV fitojnë, PDK mbetet mbrapa