PDK bojkoton mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të largimit të fotografisë së Thaçit

Partia opozitare, Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Javën e kaluar kur ishte mbledhja e Kryesisë, PDK pati deklaruar se nuk do të marrin pjesë në mbledhje të kryesisë deri sa fotografia e presidentit, Hashim Thaçi të kthehet në vendin që ka qëndruar dikur.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani me të ardhur në krye te Kuvendit ka zëvendësuar fotografinë e Presidentit Thaçi me atë të ish presidentit Ibrahim Rugova, derisa e ka zhvendosur në një pjesë tjetër të zyrës fotografinë e Thaçit.

Osmani kishte thënë se e ka vendosur fotografinë e ish-presidentit Rugova për t’u inspiruar gjatë kryerjes së punës së saj si kryeparlamentare.

Në rend dite të kësaj mbledhje është propozimi për organizimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

PDK fillon bojkotin në Kuvend

www.kallxo.com