PDK: Avdullah Hoti nuk e njeh dialogun si proces

Nën-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se kryeministri Hoti nuk e njeh dialogun si proces dhe as nuk di si të përgatitet për një proces të dialogut.

Hoxhaj ka thënë se Hoti ka gabuar kur ka pranuar që në tavolinën e bisedimeve në Bruksel të kthehet tema e të zhvendosurve serb nga Kosova, pasi sipas tij, kjo temë është mbyllur para një dekade dhe Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për kthimin e serbeve.

Ai ka thënë se qeveria ka shku në dialog pa platformë, pa strategji, pa koordinim të brendshme dhe pa ekspert të përfshirë në dialog.

Hoxhaj ka thënë se PDK nuk është kundër dialogut, por jemi kundër qasjes dhe mënyrës qysh qeveria e ka nis dialogun me Serbinë.

Takimi i fundit, sipas tij, është dashur të shtyhet në mënyrë që të krijohet një unitet i spektrit politikë, por edhe të pritet derisa Presidenti Hashim Thaçi të kthehet nga Haga.