PDK anashkalon gazetarët, nuk deklarohet për përmbajtjen e listës së kandidatëve

Subjektet politike kanë dorëzuar listat e tyre prej 110 emrash për kandidatë për deputetë.

Listën 3 minuta pa përfunduar afati i dorëzimit e ka dorëzuar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Edhe pse të gjithë ata përfaqësues të partive politike që dorëzuan listat në KQZ, dhanë deklarata për përmbajtjen e listave shembullin e njëjtë nuk e ndoqi Partia Demokratike e Kosovës, përfaqësuesit e të cilës nuk u ndalën për të folur për gazetarët që po prisnin në KQZ.

Pak para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave, janë publikuar disa nga to.

Koalicioni AAK-PSD ka publikuar listat e tyre të kandidatëve për deputetë.

Lista e plotë e kandidatëve AAK- PSD

Njëjtë kanë vepruar edhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lista e plotë e kandidatëve të VV-së për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Partia Demokratike e Kosovës ende nuk kanë bërë publike listat me kandidatët e tyre.

Mohoi masakrën e Reçakut, aktakuzë ndaj ish-ministrit Ivan Teodosijeviq

Fletëvotimi i 6 tetorit me 25 subjekte politike

Deputetët e Prizrenit i testojnë laptopët luksozë

VV dhe koalicioni AAK-PSD në limit të kuotës gjinore në listat e kandidatëve