PD i përgjigjet Ramës: Guxon e flet për Kosovën ai që projektoj ndarjen e saj

Ashpër i është përgjigjur Edi Ramës nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edi Paloka.

Sot gjatë ditës, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se raportin e senatorit Dick Martyit e kanë votuar, ish-kreu i LSI-së, tash presidentit i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Por, nuk ka vonuar kundërpërgjigja nga Partia e Lulzim Bashës. Edi Paloka, nënkryetar i PD-së ka thënë se Edi Rama nuk mund të flas për Kosovën pasi projektoi ndarjen e saj.

“Guxon e flet për Kosovën ai që projektoj ndarjen e saj. Flet për Kosovën ai që në krah të  sivllaut të tij Vuçiq,  lobonte me fort se serbet për t`i kaluar Mitrovicën e Veriut , Serbisë. Flet për Kosovën ai që puthej e pllaquritej me zëdhënësin e Milloshevicit në të njëjten kohë që poshtronte lidershipin politik të Kosovës e heronjtë e gjallë të UÇK”, ka shkruar Paloka në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij bë Facebook:

Guxon e flet për Kosovën ai që projektoj ndarjen e saj. 

Flet për Kosovën ai që në krah të  sivllaut të tij Vucic ,  lobonte me fort se serbet për ti kaluar Mitrovicën e Veriut , Serbisë. 

Flet për Kosovën ai që puthej e pllaquritej me zëdhenesin e Milloshevicit në të njëjten kohë që poshtronte lidërshipin politik të Kosovës e heronjtë e gjalle te UÇK!

Mendon se e kanë harruar shqiptaret këtej e andej kufirit se përpara se ti dërgonte nëper gjykata Serbia ishe ti Edvin që hapje gjyqe për drejtuesit politik të Kosovës!

Rama edhe Kosovën e keqperdori vetëm për interesa te tij . Nuk është rastesi që  nën qeverisjen e Rames s’ka patur asnjë njohje , po vetëm çnjohje të Kosovës.

 Sa për kontributin e Lulzim Bashes e dijnë mirë gjithë qytetaret e Kosovës e ta thane publikisht lideret e saj politik  duke nisur nga Thaçi për të cilin bën sikur te dhimbset sot.

Kontributi i Lulzim Bashes dhe Sali Berishes për Kosovën njihet dhe vleresohet sot nga cdo qytetar i saj, si gjate luftës, në shpalljen e pavarsisë dhe njohjen e saj nderkombetare.

Ndërsa ti Edvin je tanimë i damkosur si tradhetar për çdo shqiptare këtej e andej kufirit.

Turp qe sot po e përdor prap Kosovën jo për ta ndihmuar por thjesht për të hequr vëmendjen nga situata jashtzakonisht e rendë  neë Shqipëri, për të cilën je ti dhe vetem ti pergjegjës!