Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pazari për milionat e gurthyesve - LIVE

Pazari për milionat e guthyesve është emisioni i sontëm i KALLXO.com.

Në këtë emision do të diskutohet për pazarin që e bënë partitë politike që në Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike të futej një nen, i cili u sjell shumë përfitime gurthyesve dhe kompanive që merren me aktivitete minerare.

Cilat janë përfitimet e këtyre kompanive?

Cilat janë lidhjet e tyre me politikën?

Për këtë temë në debat përballë Jeta Xharrës do të jenë drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ramiz Krasniqi, deputetii nga radhët e AAK-së, Gazmend Abrashi, redaktori i KALLXO.com, Visar Prebreza, dhe hulumtuesi nga organizata “Çohu”, Besnik Boletini.