Pazari në tezga pësoi rënie në tre muajt e parë të 2020-ës

Në tremujorin e parë të sivjetëm, tregtia në dyqane të specializuara shënoi rritje në raport me tregtinë në tezga që ishte me rënie. Rezultat negativ për tregtinë në tezga u evidentua edhe në raport me periudhën e njëjtë të 2019-ës.

Në tremujorin e parë tregtia me pakicë e mallrave në dyqane jo të specializuara ka shënuar rritje.

“Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2020, krahasuar me TM4 2019 ka shënuar rritje: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara (17.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (5.2%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.8%)”, thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave.

Derisa, gjatë këtij tremujori rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje -13.3 përqind; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara -11.9 përqind; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara  -8.8 përqind; Tregtia me pakicë në dyqane të specializuara -8.1 përqind; si dhe Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara -7.3 përqind.

Raporti i ASK-së, tregon se për 21 përqind u rritë tregtia në dyqane jo të specializuara në raport me tremujorin e  njëjtë të 2019-ës

“Në tremujorin e parë të vitit 2020 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019 rritje kanë: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 21.0% derisa Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara ka shënuar 0.0%”, thuhet në raport.

Derisa rënie ka shënuar: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 16.3 përqind, Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 11.5 përqind, Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 11.2 përqind, Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 6.6 përqind, Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 6.3 përqind dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 1.5 përqind.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes raportit të publikuar “Statistikat e Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e parë.