Foto: Profimedia

PayPal i pezullon të gjitha shërbimet në Rusi

Shërbimi i pagesave PayPal ka konfirmuar se nuk do ta lejojë më përdorimin në Rusi, pasi pushtimi i Ukrainës hyn në ditën e dhjetë.

Më herët, Samsung njoftoi se do t’i ndalonte dërgesat në Rusi, shtet i cili ka bombarduar pamëshirshëm disa qytete të Ukrainës ditët e fundit.

Dje, një raketë goditi termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, me liderët perëndimorë që paralajmëruan se katastrofa u shmang vetëm me pak mrekulli.

Microsoft i pezulloi shitjet në Rusi të premten dhe një sërë biznesesh të tjera – duke përfshirë shtëpinë luksoze franceze të modës Chanel, H&M, IKEA dhe Nike – të cilët i kanë ndaluar shitjet brenda Rusisë.

Sot është dita e dhjete e invazionit ushtarak rus mbi Ukrainën.

Sulmi ushtarak rus ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./SkyNews