Patrulla inteligjente e Policisë identifikon kundërvajtësit, ndëshkohen me nga 300 euro

Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimin me vetura me pajisje inteligjente për identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve.

Kjo patrullë gjatë ditës në kontroll të trafikut ka identifikuar dy kundërvajtës.

Në rastin e parë, patrulla inteligjente ka arritur të identifikojë një vozitës që ka tejkaluar shpejtësinë, duke vozitur 176 km/h në zonën 120 km/h.

Ndërsa në rastin e dytë është identifikuar kundërvajtësi që në zonën 80 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi 140 km/h.

Sipas vendimeve për kundërvajtje të publikuara në faqen zyrtare të Policisë, shkelësit e rrugullave janë gjobitur me nga 300 euro.

Si do të funksionojë “Patrulla Inteligjente” e Policisë?