
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Pasuria mbi 1.9 milionëshe e deputetit Pal Lekaj
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Lekaj si pasuri të paluajtshme ka deklaruar banesë, tokë e shtëpi në pronësi të tijën, me vlerë prej mbi 1.9 milionë eurosh.
Specifikisht, Lekaj deklaruar tokë të trashëguar në vlerë prej 1 milion euro e gjysmë. Deputeti ka në posedim edhe një shtëpi në vlerë 350 mijë euro dhe një banesë të vlerësuar prej 80 mijë euro.
Deputeti Lekaj ka deklaruar një veturë në emër të tij të tipit “Mercedes-benz” në vlerë 25 mijë euro, një veturë tjetër në bashkëpronësi me gruan dhe dy të tjera në emër të fëmijëve.
Ai ka kredi 80 mijë euroshe në njërin nga institucionet bankare.
Ndërsa si burime të të ardhurash ka deklaruar pagën si deputet i Kuvendit si dhe mëditjet.