Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pasuria e të parit të Pejës, tri shtëpi të trashëguara me vlerë mbi 1 milion euro

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Muhaxheri ka deklaruar dy vetura në bashkëpronësi me bashkëshorten, njëra në vlerë 17 mijë euro e tipit “BMW” dhe tjera në vlerë 10 mijë euro e tipit “Volkswagen”.

I pari i Pejës ka deklaruar tri shtëpi të trashëguara nga babai, në vlerë 1 milionë e 275 mijë euro; objekte të tjera të ndërtara (1 mijë metra katror) në vlerë 138 mijë euro; shtëpi 280 metra katror  të blerë në vitin 2014 në vlerë 40 mijë euro dhe disa toka.

Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se është në kredi 80 mijë euro për ndërtim të objektit.

Muhaxheri si të ardhura vjetore ka deklaruar pagën e tij si kryetar i Pejës (15 mijë e 320 euro) dhe para si qiradhënës (33 mijë e 600 euro).