Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pasuria e Shpejtim Bulliqit, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi (LVV) ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Bulliqi në emër të tij ka deklaruar kursime dhe depozitime 28 mijë e 100 euro kurse në emër të fëmijëve 6 mijë e 500 euro dhe 2 mijë e 500 euro kursime në emër të tij dhe bashkëshortes.

I pari i Podujevës ka në posedim një shtëpi 120 metra katror me vlerë 25 mijë euro dhe dy banesa në bashkëpronësi me gruan e tij në vlerë 103 mijë euro.

Bulliqi ka deklaruar dy vetura një në emër të tij dhe një së bashku me gruan.

Si të ardhura vjetore, Bulliqi ka deklaruar pagën e tij si kryetar, pagën nga Universiteti i Prishtinës, të ardhurat nga gruaja dhe fëmijët.