Kandidati i LDK-së për deputet, Lumir Abdixhiku, Foto: LDK/Facebook

Pasuria e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pasuritë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2021.

Te pasuria e paluajtshme, Abdixhiku ka deklaruar pasuri të përbashkët një shtëpi 214 metra katrorë, e blerë në vitin 2014 në vlerë prej 200 mijë euro. Shtëpi me sipërfaqe 200 metra katrorë  e trashëguar nga prindërit me vlerë 150 mijë euro dhe tokë pune me sipërfaqe 1.5 hektar tokë të trashëguar nga prindërit, në vlerë 90 mijë euro.

Te pasuria e paluajtshme Abdixhiku ka deklaruar veturë “Mercedes” të blerë me kredi në vitin 2019 me vlerë 25 mijë euro si pasuri të bashkëshortes.

Abdixhiku, ka deklaruar para të gatshme të mbajtura në bankën “NLB”, 8.531 euro dhe në bankën e njëjtë 414 euro.

Ndërsa 1 mijë e 953 euro të bashkëshortes.

Abdixhiku ka deklaruar edhe detyrimet financiare.

Në bankën “NLB” Abdixhiku ka paraqitur si detyrim financiar 36 mijë euro kredi të përbashkët për blerje të veturës dhe shpenzime të tjera.

Kurse në “NLB” në overdraft ka 6 mijë euro për një vit, shpenzime të jetesës.

Të hyrat vjetore të Abdixhikut janë:

– Paga (Janar 20) nga Kuvendi i Kosovës 1 mijë e 437 euro;

– Pagat (Shkurt – Qershor 20) nga Qeveria e Kosovës 5 mijë e 450 euro;

– Paga (Janar – Dhjetor 20) nga Kolegji Riinvest 17 mijë e 933 euro;

– Paga (Nëntor – Dhjetor 20) nga Kolegji AAB 1 mijë e 732 euro;

– Honorar në Sbunker 570 euro;

– Bursë nga Cerge-ei në Pragë 6 mijë e 200 euro;

– Trusti 5 mijë e 125 euro;

Kurse të hyrat e bashkëshortes janë, paga nga “Monten” shpk – 7 mijë e 870 euro dhe nga Trusti – 726 euro.

Ndërkaq, krahasuar me pasurinë e vitit 2020, Abdixhiku kishte deklaruar më pak të hyra.

Sipas të hyrave të deklaruara nga viti i kaluar janë paga (Janar – Dhjetor) nga Kuvendi i Kosovës – 23 mijë e 785 euro, Paga (Janar – Qershor) nga Kolegji Riinvest – 5 mijë e 263 euro dhe bursa nga Cerge-el, në Pragë në vlerë 6 mijë e 200 euro.

Kurse të hyrat e bashkëshortes ishin në vlerë 6 mijë e 446 euro.