Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Pasuria e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni
07.5.2023 - 20:19
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Hyseni ka deklaruar se të ardhura vjetore ka vetëm pagën si kryetar dhe nuk ka ndonjë punë apo të ardhur tjetër.
I pari i Gjilanit ka deklaruar në pronësi dy toka, njëra në vlerë 2 mijë e 800 euro dhe tjetra 1 mijë e 700 euro.
Hyseni nuk ka deklaruar shtëpi, banesë apo veturë në pronësi të tij.
Ndërsa ka deklaruar një kredi prej 10 mijë eurosh.