Shpresa Emra - Kryetare e Gjykatës Themelore të Prizrenit

Pasuria e kryetares së re të Gjykatës së Prizrenit

Gjyqtarja Shpresa Emra është zgjedhur kryetare  e Gjykatës së Prizrenit e cila detyrën e të parës pritet ta ushtrojë nga sot me një mandat pesë vjeçar.

Shpresa Emra është gjyqtare në Departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit e cila nga vitit 2003 deri në vitin 2010 ka punuar si përkthyese gjyqësore po në këtë gjykatë.

Në vitin 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prizren ku dhe është riemëruar si gjyqtare me mandat të përhershëm.

Në Vitin 2014 është zgjedhur si Gjyqtare Koordinatore për regjionin e Prizrenit në kuadër të forumit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilën pozitë e mban edhe sot.

Kryetarja Emra vitin e kaluar ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka një pasuri të paluajtshme në vlerë prej  100,000 euro.

Në këtë pasuri, Emra ka deklaruar se ka paluajtshmëri 1/2 e sipërfaqes – 86.93 ari në vlerë prej 40,000.00, ndërkaq një banesë me 95.00m2 në emër të bashkëshortit.

Gjyqtarja Emra po ashtu ka deklaruar se i ka dy vetura në vlerë prej 19,000 euro ku njërën nga veturat e ka të deklaruar në pronësi të saj, kurse tjetrën në pronësi të bashkëshortit.

Në deklarimin e pasurisë kryetarja ka deklaruar se një shumë prej 12,012.30 i mban në njërën nga bankat në Kosovë.

Zotëruese e këtyre parave, Emra ka deklaruar se është ajo.

Ndërkaq, shuma totale e detyrimeve financiare që i ka gjyqtarja Emra ndaj personave juridik dhe fizik në AKK thuhet se është 224.00 euro.

Emra ka deklaruar se ka marrë pagë vjetore nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në vlerë prej 21,810.42 euro në vit.

Shuma totale që merr bashkëshorti e kap shifrën 6,255.23 të marra nga Bordi i Teatrit Kombëtar të Kosovës, pensionet dhe trusti.

Në të dhënat e të hyrave vjetore, po ashtu, thuhet se fëmijët e të parës së Gjykatës së Prizrenit marrin paga në vlerë prej 3,440.00 nga “Art Motion”.

Emra ka deklaruar se bashkëshorti është pensionist dhe ne dhjetor te vitit 2020 është shkarkuar nga Bordi i Teatrit Kombëtar te Kosovës.

Shpresa Emra emërohet kryetare e Gjykatës Themelore të Prizrenit