Pasuria e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj në Agjencinë kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se në emër të tij ka një shtëpi, me sipërfaqe 200 metra katrorë, në vlerë prej 70 mijë euro, të trashëguar nga familja.

Po ashtu i njëjti ka deklaruar se ka dhe një veturë, në vlerë prej 7 mijë e 500 euro.

Kurse para të kursyera, kryesuesi i KGJK-së, i ka deklaruar 18 mijë e 180 euro.

Përpos këtyre i njëjti gjithashtu ka deklaruar se ka edhe një borxh ndaj bankës, në shumë prej 98 euro, pagesë të cilën ka deklaruar se e kryen për çdo muaj për starcartel.

Kurse të hyra vjetore, për pagë ka thënë se i ka 31 mijë e 492 euro, ndërsa për mëditje, trajnime 7 mijë e 142 euro.