Pasuria e Kryeminstrit Avdullah Hoti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar për qeverinë e re të koalicionit LDK – AAK –NSIMA –  Lista Serbe në krye me Avdullah Hotin. Kjo qeveri është votuar me 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim.

Ky votim vie pas mandatit që  Presidenti, Hashim Thaçi i dha Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të propozuar emrin e kanditatit për kryeminstër pas rrëzimit të ekzekutivit të Albin Kurtit me 25 mars.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsion, Hoti pasurinë e paluajtshme e ka deklaruar në pronësi të përbashkët.

 

 

Kryeminstri Hoti  ka deklaruar tri banesa në pronësi të “përbashkët”, njëra me vlerë 68 mijë euro e blerë në vitin 2010, tjetrën 60 mijë euro të blerë në vitin 2015 dhe të tretën me vlerë 105 mijë euro të blerë në vitin 2018.

Para të gatshme, Hoti ka deklaruar në pronësi të tij, bashkëshortes dhe të fëmijëve.

 

Në pronësi të tij ai i ka deklaruar 1,317.23 euro para të gatshme  në bankë, në pronësi të bashkëshortes 109.20 euro dhe në pronësi të fëmijëve rreth 1,224 euro.

Kryeminstri Avdullah Hoti ka deklaruar se ka edhe borxhe, në dy raste si detyrime të përbashkëta, të cilat në total kapin vlerën prej 40,726 eurosh.