Pasuria e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadani

Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 ka deklaruar se posedon një banesë në emër të tij të cilën e ka blerë në vitin 2012 në vlerë prej 80 mijë eurove.

Ramdani ka deklaruar edhe një shtëpi banimi në emër të prindit në vlerë prej 130 mijë euro e cila është përfituar në vitin 1990. Ish-zv/ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se në emër të familjarëve posedon edhe troje në vlerë prej 280 mijë eurove dhe tokë malore në vlerë prej 2 mijë e 50 euro.

Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së i ka deklaruar se posedon në bankë si para të gatshme 36 mijë e 558 euro. Ndërsa, i ka deklaruar në emër të prindit edhe 420 euro.

Në deklarimin e pasurisë një vit më parë, Ramdani i kishte vetëm 6 mijë e 325 euro si para të gatshme. Ndërsa, në emër të prindit i kishte deklaruar 35 mijë euro. Siç kishte shpejtuar në deklarimin e pasurisë për vitin 2018, paratë në emër të prindit ishin transferuar pas shitjes së një trojeve dhe tokës.

Burim Ramandani ka deklaruar se ka obligime financiare ndaj një banke edhe 10 mijë e 956 euro.

Në deklarimin e të hyrave vjetore, Ramdani për vitin 2019 i ka deklaruar 2 mijë e 335 euro të hyra nga Buxheti i Kosovës dhe 2 mijë e 900 të tjera nga Kolegji ISPE. Ai i ka deklaruar edhe 49 euro mëditje nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë kohës sa ishte zv/ministër.

Të plotë deklarimin e Burim Ramadanit mund ta gjeni këtu.