Shefi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos.

Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë është dyfishuar gjatë pandemisë COVID-19

Dhjetë njerëzit më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre gjatë pandemisë, ndërsa të ardhurat e 99% të njerëzimit kanë rënë, sipas një raporti nga Oxfam.

Organizata bamirëse kundër varfërisë zakonisht publikon raportin e saj për pabarazinë përpara Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Ky Forum, sipas Euronews, bën bashkë mijëra elita biznesi dhe politike që zbresin në resortin zviceran të skive për diskutime, panele dhe rrjetëzim.

Për të dytin vit radhazi, evenky eveniment do të mbahet virtualisht për shkak të COVID-19.

Sipas Oxfam, një miliarder i ri është krijuar pothuajse çdo ditë që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars të vitit 2020. Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë – përfshirë Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates – u dyfishua në 1.5 trilionë dollarë (1.3 € trilion), duke i bërë ata gjashtë herë më të pasur se 3.1 miliardë njerëzit më të varfër në botë.

Radhët e super të pasurve janë rritur gjatë pandemisë falë stimujve të bollshëm financiarë që i rritën stoqet e tyre të pasurisë, thuhet tutje në raportine Oxfam.

“Pandemia ka qenë një pasuri miliarderësh,” tha Drejtoresha Ekzekutive e Oxfam International, Gabriela Bucher. “Kur qeveritë i bënë paketat e shpëtimit dhe investuan triliona në ekonomi dhe në tregjet financiare në mënyrë që ta mbështesin ekonominë për të gjithë, ajo që ndodhi është se shumë prej tyre shkuan në xhepat e miliarderëve.”

Ndërkohë, 160 milionë njerëz parashikohet të jenë shtyrë drejt varfërisë. Organizata bamirëse paralajmëroi se të paktën 21,300 jetë humbasin çdo ditë globalisht për shkak të pabarazisë, duke arritur në një vdekje në çdo katër sekonda.

Oxfam tutje shton se rreth 5.6 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të mungesës së qasjes në kujdesin shëndetësor në vendet e varfra dhe se uria vret të paktën 2.1 milionë njerëz.

Oxfam u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga rregullat e pronësisë intelektuale për vaksinat kundër COVID-19 në një përpjekje për ta zgjeruar prodhimin e tyre.

“2021 përkufizohet mbi të gjitha nga kjo vaksinë e turpshme aparteid, një njollë në historinë e specieve tona,” tha ajo .

Një taksë e vetme prej 99% mbi 10 fitimet e papritura të pandemisë së burrave më të pasur mund të fitojë më shumë se 800 miliardë dollarë (700.8 miliardë euro) dhe të përdoret për t’i financuar ato përpjekje dhe shpenzime të tjera progresive sociale, shtoi tutje Gabriela Bucher.

Këto para “do të jenë në mjaftueshme për pagesën e vaksinave për krejt botën, të kenë sisteme shëndetësore për të gjithë,” tha Bucher. “Ne gjithashtu do të ishim në gjendje ta kompensonim dëmin e ndryshimeve klimatike dhe të kishim politika që trajtojnë dhunën me bazë gjinore”, ndërkohë që ende do t’i kishim lënë 10 miliarderët për 8 miliardë dollarë (7 miliardë euro) më të pasur se sa ishin në fillimin e pandemisë, shtoi ajo.

Ajo  u kërkoi qeverive që të fokusojnë politikat në nxitjen e barazisë duke alokuar më shumë para në kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet sociale dhe duke u përpjekjet për t’i dhënë fund parajsave fiskale dhe evazionit fiskal të korporatave.