Pastrohet Liqeni artificial në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës së bashku me Kompaninë rajonale për mbledhjen e mbeturinave KRM – ‘Uniteti’, si dhe  Shoqatën e peshkatarëve sportiv-rekreativ ‘Ibri’ (SHPSR),  kanë ndërmarrë sot aksionin e paralajmëruar ditë më parë për pastrimin e Liqenit artificial në Mitrovicë.

Ndërsa për ndihme në këtë aksioni janë bashkangjitur edhe një numër simbolik i qytetarëve.

Kryetari i SHPRS-së, Fuad Lushta ka thënë se përveç pastrimit, qëllimi i këtij aksioni është edhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mos hedhjen e mbeturinave në liqe.

“Ne si shoqatë kemi shprehur interesimin me marrë pjesë në pastrimin e liqenit. Është një liqe jashtëzakonisht i bukur, por ka marrë një pamje pak sa të shëmtuar. Apeloj tek të gjithë qytetarët e Mitrovicës që të mos hedhin mbeturina dhe ta mirëmbajnë liqenin”, ka thënë Lushta.

Kurse përfaqësuesit komunal nuk kanë dashur të deklarohen.

Kallxo.com ka raportuar dje për gjendjen jo të mirë të Liqenit në Mitrovicë.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.