Pastrimi i qendrës së numërimit të votave KQZ-së i kushtoi rreth 9 mijë euro

Për të mbajtur të pastër dhe për riparime të nevojshme të Qendrës së Numërimit të votave, aty ku bëhet grumbullimi i kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nënshkruar kontratë për këtë shërbime në vlerë rreth 9 mijë euro.

Në platformën elektronike “e-prokurimi” KQZ bëri të ditur se ka nënshkruar kontratën për t`u furnizuar me shërbime e pastrimit dhe riparimit të hapësirave të këtij objekti.

“Pastrimi i zyrave, tualeteve, hapësirës së bufesë, zyrës së Logjistikës, lyerja e mureve në zyre, riparimi dhe mirëmbajtja e rrymës dhe ndriçimit dhe derë metalike tek dalja në QNR për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

 

Për blerjen e tyre, KQZ kishte parashikuar mjete për kontratë në vlerë deri në 9 mijë e 100 euro.

Këto mjetet janë siguruar nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

KQZ, ky institucion kompetent për organizimin e zgjedhjeve kishte ndjekur procedurën e negociuar të prokurimit me kriter çmimin më të ulët, kështu duke përzgjedh kompaninë fituese me çmim prej 8 mijë e 840 euro.

Në raport me mjetet e parashikuara për kontratë, rezulton se blerja e kabinave të votimit KQZ-së, shpenzon 97 për qind të mjeteve të parashikuara..

Kujtojmë se në muajin korrik kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga kreu i ekzekutivit me ç’rast vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu KQZ pritet të shpenzoj deri në 20 mijë euro për t`u furnizuar me lidhëse sigurie për kuti të votimit dhe 14 mijë euro për vulat e jastëkët për to për vulosjen e fletëvotimeve.

20 mijë euro kushtojnë lidhëset për kuti të votimit

Mbi 14 mijë euro për vula dhe jastëk për zgjedhjet e së dielës

KQZ e ruan privatësinë e votës me 34 mijë euro për kabina votimi

.