"Pastrimi" fillon zbrazjen e mbeturinave në deponinë e Mirashit, grumbullimi në kryeqytet mund të mos kryhet sipas orarit

Kompania Regjionale “Pastrimi” ka bërë të ditur se prej orës 11:00 ka nisur zbrazja e mbeturinave në deponinë e mbeturinave në “Miras”.

“KRM ”Pastrimi” njofton qytetarët se pas mbylljes së djeshme të Deponisë së Grumbullimit të Mbeturinave në Mirash dhe mos arritjes së zbrazjes së Kamionëve tanë me mbeturina, sot nga ora 11:00 ( Njëmbëdhjetë ) është bërë hapja dhe kemi filluar me zbrazjen e Kamionëve tanë me mbeturina”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Sipas tyre, po punohet me staf shtesë në grumbullim të mbeturinave në qytetin e Prishtinës, kompania ka kërkuar mirëkuptim pasi ka shumë mbeturina dhe mund të mos kryhet pastrimi sipas orarit.

“Ekipet tona punuese me staf shtesë së punëtorëve kanë dalur menjëherë në teren ku kemi filluar grumbullimin e mbeturinave në Qytetin e Prishtinës, mirëpo për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve nëse nuk do mund të kryejmë terrenin sipas orarit të zakonshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme kompania “Pastrimi” nuk ka bëtë grumbullimin e mbeturinave nëpër gjashtë komunat ku operon pasi Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës kishte kufizuar orarin e qarkullimit të kamionëve në deponinë e Mirashit.

Kjo për shkak se, sipas KMDK-së, “Pastrimi” nuk po I paguna borgjet që I ka kësaj kompanie.

Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk merren masa do marrin hapa edhe deri në bllokim total të qasjes në deponi.

Prishtina ‘pushtohet’ nga bërlloku – FOTO

Kompania Pastrimi: Do ta rrisim çmimin e faturës së mbeturinave