Pasojat nga tërmeti, 105 qytetarë morën ndihmë mjekësore në Tiranë dhe Durrës

Të dhëna shqetësuese vinë lidhur me pasojat e tërmetit në Tiranë.

Oranews raporton se në total në Tiranë dhe Durrës kanë marrë ndihmë mjekësore 105 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se vijon gatishmeria e ekipeve mjekësore në spitalin e Traumes, në QSUT dhe ne spitalin e Durrësit. Në këto spitale kanë marrë sherbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga termeti, nga të cilët 74 qytetarë kanë marrë shërbim në spitalin e Traumës.

Pjesa me e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe aktualisht janë 10 qytetarë që po marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 5 qytetarë në spitalin e Durrësit. Spitalet janë në gatishmëri të plote, me staf të përforcuar mjekësor. Ministrja Manastirliu deklaroi se është vënë në zbatim plani i gatishmërisë për rastet e emergjencave.

Në Shqipëri një tërmet i fortë goditi sot pasdite vendin pak pas orës 16.00 të pasdites. Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh.

Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë. Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët