Pasojat e tërmetit në Shqipëri, dyshohet për së paku tri viktima

Situata më e rënduar nga tërmeti raportohet se është në Thumanë, ku tre person dyshohet se kanë humbur jetën, raporton Ora News.

Mësohet se njëri prej tyre është hedhur nga ballkoni nga frika e tërmetit, duke humbur jetën.

Ndërkohë në qytetin e Durrësit, një pallat është shembur plotësisht, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima.

Lëkundjet me magnitudë 6.3 ballë me epiqendër në Durrës ka tronditur të gjithë Shqipërinë.