Tërmeti në Turqi, Foto: VOA

Pasojat e tërmetit në Kahramanmaras të Turqisë - Pamje me dron

Pamjet me dron në Kahramanmaras tregojnë pasojat e një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, duke shkaktuar vdekjen e mbi 19 mijë personave deri të enjten.

Çdo orë që kalon, po i zbeh shpresat se ekipet e shpëtimit do të arrijnë të gjejnë të mbijetuar të tjerë në Turqi dhe Siri.

Operacioni po sfidohet edhe nga temperaturat e ulëta.

Tërmeti konsiderohet si ndër më vdekjeprurësit në më shumë se një dekadë./VOA