Pasojat e tërmetit, në Durrës dyshime se ka njerëz nën rrënoja

Pamje të rënda janë filmuar nga pasojat që ka lënë tërmeti i sotëm në qytetin e Durrësit. Sipas fotografive dhe videove amatore që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, shihet se disa objekte kanë pësuar dëme të mëdha.

Në Durrës po dyshohet edhe për persona të ngecur nën rrënoja. Ende nuk ka informacione zyrtare për të lënduar, apo për persona të ngecur nën rrënoja.