Ilustrim: BIRN

Pasi shkaktuan dhunë në familje, u prangosën dy persona në Prishtinë

Dy persona në Prishtinë janë arrestuar nga Policia e Kosovën nën dyshimin se kanë shkaktuar dhunë në familje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri prej tyre ka sulmuar babin e tij, dhe pas intervistimit prokuroria ka vendosur të dërgoj në mbajtje.

Ndërsa personi tjetër poashtu nga Prishtina, pas një mosmarrëveshje me djalin e tij e ka sulmuar fizikisht këtë të fundit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovë në vitin 2020, janë evidentuar 2 mijë e 69 raste ‘dhunë në familje’, sipas gjinisë viktima të këtyre rasteve kanë qenë 469 meshkuj dhe 1 mijë e 362 femra.

Policia poashtu ka bërë të ditur se numri i rasteve është më i vogël se numri i viktimave, pasi në një raste ka më shumë se një viktimë.

Ndërsa dy vite më parë, 2019, sipas statistikave janë evidentuar 1 mijë e 915 raste ‘dhunë në familje’, sipas gjinisë viktima të këtyre rasteve kanë qenë 365 meshkuj dhe 1 mijë e 557 femra.