Pasi shërohet nga coronavirusi, Veseli ngjitet malit

Kryeari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pak ditë pasi është shëruar nga COVID-19, këtë të shtunë i është ngjitur shkëmbinjve.

Por në këtë aktivitet, Veseli bashkë me një grup njerëzish janë shfaqur pa maska.

“Sot provova kënaqësinë e një aventure të re të ngjitjes shkëmbore në një ndër vendet më të bukura të Kosovës. Me udhëzimet e Taulantit dhe Denit, përjetova adrenalinën dhe përvojën e jashtëzakonshme të ngjitjes së shtegut Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren. Pamje magjepsëse e atraksion bjeshkatar që duhet përjetuar nga secili dhe si ftesë për t’i vizituar sa më shumë këto bukuri të rralla të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot provova kënaqësinë e një aventure të re të ngjitjes shkëmbore në një ndër vendet më të bukura të Kosovës. Me…

Publiée par Kadri Veseli sur Samedi 22 août 2020

Në anën tjetër, ndonëse ka pak ditë që është shëruar nga COVID-19, kjo nuk e ka penguar edhe kryeministrin Avdullah Hoti që të dalë pa maskë.

Në këtë mënyrë, ai madje nuk ka respektuar vendimet e qeverisë së tij, sa i përket masave kundër përhapjes së pandemisë.

Hoti përmes një publikimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qëndruar në Prevallë me familjen e tij.

Vetë Hoti, sot gjatë ditës i është lutur qytetarëve që t’i respektojnë masat.