Pasi përfshihen në rrahje, e njoftojnë Policinë

Një rrahje mes 4 personave ka ndodhur në një kafiteri në qytetin e Kllokotit gjatë ditës së djeshme.

Dy prej tyre pas rrahjes kanë njoftuar vet Policinë e Kosovës për incidentin e ndodhur në njërën nga lokalet e Kllokotit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personat që kanë raportuar rastin kanë pësuar lëndime trupore.

“Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin e policisë.