Xhavit Drenori, Vizioni për Drenasin. Foto: Atdhe Mulla

Pasi mbeti jashtë listës së VV-së, Xhavit Drenori e quan 'mashtrues' Albin Kurtin

Pasi e ka marrë vesh se nuk do të jetë në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit, Xhavit Drenori ka shpërthyer në akuza ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti.

Më herët, KALLXO.com raportoi se Drenori, i cili aderoi në Vetëvendosje në qershor të këtij viti, nuk do të jetë në listën e kandidatëve.

Në Facebook, Drenori është shprehur i nervozuar për këtë vendim.

“MASHTRUES! Mashtrimin e vitit 2017 ta bej hallall. Per mashtrimin 2019 ke hy borgj, madje kogja shume”, ka shkruar Drenori në Facebook në një aludim ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti.