Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pasi gjobitet, qytetari dyshohet se kanos policin në Prizren

Në Prizren një qytetar ka kanosur një zyrtar policor. Siç kanë njoftuar forcat e rendit, rasti kishte ndodhur gjatë ditës së djeshme, pasi qytetarit ishte shqiptuar një gjobë e trafikut.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në stacion policor, i cili për shkak të një tikete për kundërvajtje në trafik e kishte kanosë me fjalë zyrtarin policor që kishte qenë në kryerje të detyrës. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.