Omer Muhameti - Foto: KALLXO.com

Pasi babai i të dënuarit iu drejtua me fjalët ‘shihemi apet’ viktimave, flet prokurori që ishte në sallën e gjykimit 

Gjatë ditës së sotme është shpallur fajtor dhe është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, Omer Muhameti, pasi i njëjti akuzohet nga prokurori Mehdi Sefaj për vrasje në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje. 

Pas këtij vendimi, kur trupi gjykues doli nga salla babai i të akuzuarit për të cilin ende nuk është bërë dënimi i plotfuqishëm, iu drejtua palës së dëmtuar me fjalët ‘na shihemi apet’. 

E kjo menjëherë u konsiderua si një kërcënim nga ana e babait të të akuzuarit Omer Muhameti e që për këtë tashmë është duke u intervistuar nga organet e rendit. 

Në sallën e gjykimit kur u thanë këto fjalë ishte prezent edhe prokurori Sefaj. 

Ai në një bisedë përmes telefonit me ekipin e KALLXO.com ka treguar se menjëherë udhëzoi palët për të raportuar rastin. 

“Po gjatë kohës sa përfundoi edhe seanca, trupi gjykues vetëm kishte dalë jashtë, babai i të akuzuarit sepse ende nuk është bërë i plotfuqishëm dënimi i Omer Muhametit, iu drejtua viktimave kjo punë nuk ka përfundu demek do të vazhdoj dhe shihemi apet. Duke i degjuar këto unë kam njoftuar edhe shefin e hetimeve, policinë pra kam njoftuar edhe prokurorin kujdestar. Rasti po cilësohet si kanosje”- tha prokurori Mehdi Sefaj për KALLXO.com.

Në audio-incizimin që ka KALLXO.com dëgjohet biseda dhe kanosja.

Gjyqtarja: Teuta Krusha 

Ju keni kry edhe vepra penale si i mitur, dy vepra penale i keni kry si i mitur por keni kryer edhe vepra të tjera penale kur keni arritur moshën madhore, mirëpo dy aktgjykime janë penale 2020, 2021 që kanë të bëjnë me dhunë në familje dhe dy herë në dhunë në familje mosrespektim i vendimit të gjykatës, kjo ka qenë arsyeja edhe e raportit e juja ndërfamiljare ka qenë arsyeja që ju është vazhdu masa e paraburgimit. 

Vendimin me shkrim e merrni në afat ligjor, kjo është. 

Babai i të dënuarit: Na shihemi apet…

Kadri Qusaj: Mirru vesh me… 

H. Qusaj: Heej…

Kadri Qusaj: Po kqyre more qysh…

Prokurori Mehdi Sefaj: Nëse ju tha apet, shko lajmëroje rastin në polici…

H. Qusaj: Po qetash menjeherë… 

Prokurori Mehdi Sefaj: Do të thotë pas përfundimit…

H. Qusaj: Në gjykatë…

Omer Muhameti është ish-dhëndrri i Kadri Qusajt. Ai plagosi Qusajn në prill të vitit 2024 në afërsi të objektit të Gjykatës në Dragash. 

Plagosjes i parapriu një kërcënim që Muhameti i kishte drejtuar vajzës së Qusajt duke ju referuar me vrasje në kokë. 

Këto dëshmi nga kërcënimet por edhe rrëfimet ekzkluzive të palëve të përfshira në rast KALLXO.com i transmetoi në hulumtimin ‘Dosja e Plagosjes dhe përgjimet me prokurorin’ në maj të 2024. 

Në një bisedë përmes telefonit, vajza e Kadri Qusaj ka konfirmuar se kanë raportuar rastin në polici dhe tashmë organet e rendit janë duke u marrë me të. Ajo njoftoi se prokurori i udhëzoi ta raportojnë rastin ndërsa pala e dyshuar në këtë rast u thirr për t`u paraqitur në stacion policor. 

“Janë shoqëruar, palët dhe janë duke u intervistuar në stacion, edhe viktimat edhe i dyshuari janë duke u intervistuar dhe policia së bashku me prokurorinë e shtetit, kanë filluar hetimet dhe rasti po cilësohet si rast kanosje. Ende nuk ka vendim për ndonjë ndalim”-  tha Vesel Gashi, zëdhënës i policisë në Prizren, për Kallxo.com.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, KALLXO.com nuk ka marrë informacion nëse rasti është hapur ndaj babait të të dënuarit nga Gjykata Themelore, Omer Muhametit. 

Kujtojmë se KALLXO.com kishte raportuar se si plagosjes në Dragash në prill të këtij viti i kishte paraprirë një kërcënim me plumb në kokë nga ana e Omer Muhametit drejtuar vajzës së Kadri Qusajt. 

Muhameti është ish-dhëndërr i Qusajt ndërsa në seancën e prillit ata ishin takuar për vendosjen e besimit të fëmijës, nga martesa që vajza e Qusajt kishte me tashmë të dënuarin. 

Me datë 24.04.2024 palët ishin ftuar në gjykatë për një çështje të besimit të fëmijëve. Në korridorin e gjykatës Omer Muhameti është filmuar tek paraqet kërcënime serioze ndaj ish gruas së tij H.Q.

“Ki me hi nën tokë, ko me ta q* familjen, ki me pa kush jam unë e kush je ti” dëgjohet duke thënë Omeri.

Kërcënimet kishin vazhduar edhe në seancë gjyqësore. “Kjo ka me shku në vorr e unë në burg, gjyqtarja ja ka tërheq vërejtjen i ka thanë kqyre çka je tu bë a mundesh me vazhdu seancën sepse ai nuk e ka pas avokatoin e vet” rrëfen H. Q.

Seanca sipas dëshmitares ishte ndërprerë ndërsa vajza dhe babai kërkuan ndihmën fillimisht të gjykatës e më pas të policisë.

“Unë i kam thanë gjyqtares më fal a duhesh me thirrë ti policinë apo kush më mbron mu se ky më kërcënoj në gjyq. Më tha unë nuk jam për me thirrë policinë- tha janë organet e tjera që kujdesen për ty”- rrëfen viktima.

Tragjedia e familjes Qusaj do vazhdonte edhe pasi policia ftohet për t’i mbrojtur ata.

Dy policë pa makinë u vijnë në ndihmë familjes. Ata i sugjerojnë viktimës që në këmbë të shkoj në stacion për të dhënë një deklaratë, ndërsa babai mbetet i ekspozuar ndaj sulmuesit.

Muhameti është ish- dhëndërr i Qusajt ndërsa në seancën e prillit ata ishin takuar për vendosjen e besimit të fëmijës, nga martesa që vajza e Qusajt kishte me tashmë të dënuarin. 

Me datë 24.04.2024 palët ishin ftuar në gjykatë për një çështje të besimit të fëmijëve. Në korridorin e gjykatës Omer Muhameti është filmuar tek paraqet kërcënime serioze ndaj ish gruas së tij H.Q.

“Ki me hi nën tokë, ko me ta q* familjen, ki me pa kush jam unë e kush je ti” dëgjohet duke thënë Omeri.

Kërcënimet kishin vazhduar edhe në seancë gjyqësore. “Kjo ka me shku në vorr e unë në burg, gjyqtarja ja ka tërheq vërejtjen i ka thanë kqyre çka je tu bë a mundesh me vazhdu seancën sepse ai nuk e ka pas avokatoin e vet” rrëfen H.Q.

Seanca sipas dëshmitares ishte ndërprerë ndërsa vajza dhe babai kërkuan ndihmën fillimisht të gjykatës e më pas të policisë.

“Unë i kam thanë gjyqtares më fal a duhesh me thirrë ti policinë apo kush më mbron mu se ky më kërcënoj në gjyq. Më tha unë nuk jam për me thirrë policinë- tha janë organet e tjera që kujdesen për ty”- rrëfen viktima.

Tragjedia e familjes Qusaj do vazhdonte edhe pasi policia ftohet për t’i mbrojtur ata.

Dy policë pa makinë u vijnë në ndihmë familjes. Ata i sugjerojnë viktimës që në këmbë të shkoj në stacion për të dhënë një deklaratë, ndërsa babai mbetet i ekspozuar ndaj sulmuesit.

“Unë shkova me nxjerrë kerrin nga parkingu, veç kur e kam pa atë. Edhe unë e qeli derën dhe dul e unë mendova që po del me bisedu vec e ka shti kryt mrenda edhe e nxjerri armën e unë kur e pash armën u nisa, e kur u nisa aj ka gjujt, krisma ma thej xhamin dhe më kapi në pjesën e gjoksit më hyri plumbi e më doli nga kjo pjesa tjetër”- shpjegon Kadri Qusaj duke treguar se nga i kaloi plumbi.

I plagosur në krahun e djathtë shumë afër zemrës Qusaj rrugëtoj drejt stacionit të policisë.

Aty për të nuk pati ambulancë ndërsa transporti për në spital u bë me makinën e tij.

“Baba erdh në stacion i plagosun, unë tu bërtit thirreni ndihmën e parë, tu i bërtit policise se u doke sikur në zemër u plagos e ju thojsha thirre ndihmën e parë. Ata s’kishin pas kerr me qu as për ndihmë të parë babin- nuk kanë pas kerr. E kanë marrë me kerr të babit e kanë qu me ja dhanë ndihmën e parë. Kanë shku e kanë qu në spital me marr ndihmën e parë”- thotë H.Q.

Dënimi me burgim ndaj të akuzuarit për plagosjen e ish-vjehrrit, babai i të dënuarit – viktimave: ‘Shihemi apet’